Raportimi i ligjshëm dhe i sigurt
Si ta ndani informacionin pa shkelur të drejtat e të tjerëve.
- Raportoni fakte që i keni parë ose që mund t'i mbështesni me prova. Shënoni qartë kur diçka e keni dëgjuar nga të tjerët.
- Mos shpikni, mos ekzagjeroni dhe mos redaktoni materiale për t'i bërë më bindëse.
- Mos publikoni adresa banimi, numra telefoni, të dhëna të familjarëve ose fëmijëve.
- Mos bëni thirrje për dhunë, hakmarrje ose ngacmim ndaj askujt.
- Për krime dhe rreziqe të menjëhershme, kontaktoni institucionet kompetente. Kallezo.org nuk është shërbim emergjence.